Sipas një hulumtimi të publikuar në ‘Journal of Foot and Ankle Research’ 63 për qind e njerëzve nuk mbathin këpucët e duhura!
Kur nuk keni të mbathura këpucët e duhura, shputa e këmbëe mund të deformohet por mund të keni edhe komplikime të tjera shëndetësore.
Ekspertët sugjerojnë që të ecni zbathur, cdo herë kur keni mundësi.
Sipas kirurgut, Bruce Pinker, shumë këpucë mund të t’ju ndalojnë që të përdorni grupe të caktuara të muskujve që forcojnë trupin tuaj.
Kur ju prekni tokën me shputat e këmbëve, ju keni kontakt të drejtpërdrejt me nënën natyrë, e kjo gjë sipas studimeve jo vetëm që ju bën të ndjeheni më afër natyrës por edhe përmirëson cilësinë e gjumit!
Ecja zbathur, gjithashtu redukton edhe stresin dhe rritë energjinë.
Kur ju ecni pa këpucë, trupi juaj do të jetë në balancë dhe do të kenë më pak probleme me shpinë. Kurse fëmijët që ecin zbathur kanë sistem imunatar më të mirë./Familja Jone