Sht, Sht 25, 2021
Banner Top
Banner Top
Pse është i rëndësishëm vaksinimi për mushkëritë?

Kosova po vazhdon procesin e vaksinimit masiv kundër COVID-19.

Vaksinat e prodhuesve Pfizer/BioNTECH dhe AstraZeneca janë duke ju jepur çdo ditë qytetarëve.

Mirëpo sa është i rëndësishëm procesi i vaksinimit kundër COVID-19, këtë na tregon pulmologu Shpetim Thaci, përmes një postimi në Facebook në të cilat ka paraqitur imazhet e mushkërive të pacientëve që janë të vaksinuar dhe të atyre që janë të pa vaksinuar.

Postimi i plotë:
“VAKSINOHUNI

Për të treguar sa është i rëndësishëm vaksinimi.

Rastet janë paraqitur  sot me rtg pulmo ku pastaj iu është bere edhe ultrzëri.

Imazhet në RTG dhe ULTRAZË të mushkërive te pacientët e vaksinuar dhe atyre të cilët nuk janë  vaksinuar”, ka shkruar Thaci.

Ndërsa, numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 124 mijë e 226, ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 388 mijë e 073.

Arkiva

Kategoritë