Shpesh, kur nuk na kujtohet diçka, e shohim veten teksa e kemi vendosur gishtin tregues apo tërë dorën te koka. Është e vërtetë se po te na pyeste dikush se pse ndodh kjo do të ishim përgjigjur që është një veprim kot, pa ndonjë arsye.
Përkundër kësaj, psikologët kanë gjetur një lidhshmëri logjike dhe shkencore se pse i vendosim gishtrinjtë në atë pjesë te kokës. Sipas tyre, pjesa e përparme e kokës ku vendosen dy gishtrinjë njihet si “qendra e refreshit” ose më saktë “qendra e rifreskimit”. Duke rrëshqitur gishtin në atë pjesë të ballit, në mes të dy syve, ka të ngjarë të na kujtohet ndonjë gjë e cila ka mundur të ndodh rishtas, por që e kemi lënë menjanë.
Zakonisht kjo moskujtesë na ndodh si shkak i mbivendosjes në kujtesën tonë i shumë ngjarjeve, kësisoj ndonjë edhe mund të mbesë e pa përseritur në memorjen tonë. /familjajone