Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse duhet të konsumojmë rrepkën e zezë

Rrepkat stimulojnë sekretimin e lëngjeve që ndihmojnë tretjen e ushqimit dhe punën e zorrëve, kështu që rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga kapsllëku.

Lëngu i freskët i marrë nga rrepka është një ilaç popullor i vjetër, dhe ndihmon sekretimin biliar dhe është shumë i mirë për trajtimin e inflamacionit të fshikëzës së tëmthit. Rrepkat gjithashtu kanë një efekt të favorshëm për sekretimin e mukusit nga trakti respirator, prandaj rekomandohet për bronkit, ftohje, grip, infeksionet respiratore dhe kollitje.

Rrepka është me prejardhje nga Azia dhe është një nga bimët më të vjetra të kultivuara në botë. Bile gjindet në vizatimet e varrve të egjiptianëve të lashtë, të cilët e konsideronin mrekullibërëse. Në botë është shumë e përhapur dhe përdoret si sallatë, erëz apo ilaç.

Rrepka e zezë

Për klimën tonë karakteristike është rrepka e zezë, e cila në raport me të bardhën nuk ka ndonjë avantazh të rëndësishëm. Për shkak të erës dhe shijes në ushqim kryesisht përdoret si një mjet për nxitjen e oreksit. Më së shumti konsumohet në formën e sallatës, e vetme ose e përzier me mollë, ullinj, kastravecin turshi, së bashku me vaj ulliri dhe kos.

Rrepka e zezë rekomandohet edhe tek sëmundjet e mushkërive dhe kolla. Që të fitohet efekti i dëshiruar, rrënja e rrepkës së zezë bashkë me lëvoren duhet prerë në feta holla dhe të palohen në një tenxhere.

Rrepka e bardhë

Japonezët e quajnë atë “pastrues të organizmit”, është një diuretik aktiv që shkrin rërën dhe gurin, ndihmon tretjen e yndyrnave, qetëson bronkitin dhe heqë kollën ndërsa gjithashtu stimulon punën biliare.

Për gratë, rrepka është me rëndësi të madhe, sepse ajo i plotëson nevojat për minerale dhe enzima dhe në këtë mënyrë ndikon në rinim.

Pa kripë

Është e rëndësishme të dini se rrepkën në asnjë formë nuk duhet kriposur, sepse atëherë ajo bëhet e dëmshme. Rrepkat duhet të hahen të përgatitur si të freskëta, sepse duke qëndruar e humbë erën, shijen dhe vetitë medicinale ndërsa liron substanca toksike.

Youtube

Arkiva

Kategoritë