Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse arrat janë kaq efektive në reduktimin e stresit, sheqerit dhe kilogramëve?

Sipas një studimi të ri, duke ngrënë një grusht me arra në ditë, ne mund të shohim uljen e nivelit të presionit të gjakut, ulje në peshë dhe minimizimin e rrezikut të diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Shkencëtarët nga Universiteti i Minesotës dokumentuan përfitimet e të ngrënit të arrave duke vëzhguar dietat e 3300 njerëzve për më shumë se 25 vjet.

Hulumtimet e mëparshme kanë lidhur arrat me presionin e ulët të gjakut dhe sugjerojnë se ato mund të parandalojnë diabetin dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Megjithatë, këto janë gjetje që duhet të vërtetohen me më shumë kërkime.

Në studimin aktual, shkencëtarët analizuan të dhënat nga 3,341 të rritur amerikanë me një moshë mesatare 45 vjeç, të cilët morën pjesë në studimin CARDIA të kryer nga Universiteti i Alabama nga 1985 deri në 2015. Hulumtimi u botua në Nutrition, Metabolism and Cardiovascular Diseases.

Ndër të tjera, studiuesit zbuluan se:

Ata që hanin shumë arra kishin presion më të ulët të gjakut në krahasim me ata që nuk hanin – megjithatë të dy grupet ishin brenda kufirit normal të vlerave të presionit të gjakut. 20% e atyre që hanin arra kishin hipertension krahasuar me 22% të atyre që nuk i preferonin. Gjithashtu, ata që hanin arra kishin një BMI më të ulët si dhe përqindje më të ulëta të obezitetit në krahasim me ata që nuk i hanin ato (29 kundrejt 29.7 dhe 35% kundrejt 39% respektivisht).

Shkencëtarët ia atribuojnë efektin e dobishëm arrave vlerave të mëdha ushqyese të këtyre frutave, përmbajtjes së tyre në acide yndyrore të dobishme, magnez, proteina dhe fibra.

Youtube

Arkiva

Kategoritë