Janë disa produkte që ju duhet t’i eleminoni nga menyja juaj në mënyrë që të jetoni të shëndetshëm dhe pse jo, të dukeni më bukur.
Sheqeri, është përgjegjës për mbipeshë, rrudha në fytyrë e të mos flasim edhe për problemet e tjera.
Alkooli, në anën tjetër mund të jetë shkatërrues për organizmin. Toksinat që mblidhen në trup, mund të shkaktojnë: probleme me veshkë, lëkurë, dehidratim etj.
Kripa është një prej produkteve popullore, që mund të shkaktojë shumë sëmundje përfshirë këtu edhe diabetin.
Mishi i procesuar në anën tjetër, mund të shkaktojë përveç dehidratimit edhe inflamacionin.
Ushqimet pikante, mund të shkaktojnë një sëmundje që njihet ‘rosacea’ që bën lëkurën tuaj të bëhet e kuqe. /Familja Jone