Hën, Nën 29, 2021
Banner Top
Banner Top
Probleme me periodat që s’duhet t’i injoroni

Nëse ju ndodh të kaloni dy ose tre cikle menstruale dhe e dini që nuk jeni shtatzënë, kjo mund të jetë shenjë e problemeve të ndryshme shëndetësore.Ngërçe të papritura tepër të forta

Dhimbjet e padurueshme menstruale mund të jenë shenjë e endeometriosis apo të një mase të huaj. Bëni një takim me mjekun.

Rrjedhje ndërmjet cikleve

Ndërkohë që rrjedhjet menstruale midis dy cikleve mund të jenë normale, sidomos kur përdorni kontraceptivë, një vizitë tek gjinekologu gjithsesi nuk është ide e keqe. Mund të bëhet fjalë edhe për ciste apo infeksione.

Rrjedhje e lartë që zgjat më shumë se 10 ditë

Nëse keni këto simptoma, mund të keni një sërë problemesh që mund t’ju bëjnë anemike.

Simptoma paramenstruale të papërballueshme

Nëse ktheheni në një monstër të vërtetë para ciklit menstrual, me kriza anthi, nervozizmi dhe luhatje humori të menjëhershme, mund të nevojitet konsumimi i qetësuesëve me recetë nga mjeku.

Arkiva

Kategoritë