Hën, Nën 29, 2021
Banner Top
Banner Top
Probleme me humbjen e masës së kockave? Rritni tri herë marrjen e këtyre ushqimeve që i përdorni çdo ditë

Ky problem shfaqet qysh në të tridhjetat, por te femrat është problem serioz pas fillimit të menopauzës

Faktori kohë përshpejtohet gjithashtu nga aktivitetet e rënda fizike, si rezultat i të cilave gjendja e përgjithshme e kockave përkeqësohet në mënyrë progresive.

Sapo të ndieni problemin e parë, përmbajuni metodave natyrale të trajtimit dhe recetave tradicionale, të cilat edhe mjekët ua rekomandojnë pacientëve të tyre si opsion trajtimi përpara se të përdorni preparate mjekësore, transmeton Telegrafi.

Produktet e qumështit

Një filxhan qumësht përmban më shumë se 300 miligramë kalcium, që është 30 për qind e marrjes së rekomanduar. Kosi është gjithashtu i pasur me kalcium, por edhe një burim i mirë i proteinave, i cili gjithashtu ndihmon në ndërtimin dhe ruajtjen e indeve në trupin e njeriut.

Kosi i frutave përmban më pak kalcium dhe proteina sesa i zakonshmi. Zgjidhni produkte që përmbajnë një përqindje të vogël të yndyrës së qumështit.

Për njerëzit që janë intolerantë ndaj laktozës, ka shumë alternativa të qumështit me të njëjtën vlerë ushqyese.

Djathi

Përmban vitaminë K, e cila sintetizohet nga bakteret gjatë procesit të fermentimit. Konkretisht te djathi përgjegjës për këtë janë bakteret propionike. Përveç vitaminës K, vitaminë D gjendet edhe te djathi.

Shembujt më të mirë janë Emmental, Gouda, si dhe djathi i dhisë. Zgjidhni vetëm ata djathë që janë bërë nga qumështi cilësor, organik.

Vezët

Vezët janë burim i vitaminës D për kockat dhe kyçet, por sigurisht që do t’i përfshini në dietën tuaj të rregullt kur të vini re se ato përmbajnë edhe shumë vitaminë K.

Është interesante që lëvozhgat e vezëve mund të përdoren si kurë për osteoporozën.

Arkiva

Kategoritë