Një shtetas gjerman është therur me thikë nga bashkëshortja, pasi shkoi ta vizitonte vajzën e tij.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në Prishtinë të enjten në orën 18:07, transmeton Telegrafi
Sic thuhet në raport, viktima ka marrë menjëherë trajtim mjekësor.
“Viktima mashkull shqiptar shtetas i Gjermanisë ka raportuar se pasi ka shkuar te ish bashkëshortja e tij, e dyshuara f/k, për ta vizituar vajzën e tij, e dyshuara e ka therur me thikë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që e dyshuara pas intervistimit të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /familjajone