Gjatë ditës së djeshme rreth orës 12:25 në Prishtinë ka ndodhur një grabitje në tentativë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, një gruaje i është hedhur sprej në sy dhe është tentuar që t’ia grabisin zinxhirin.
“Rr. Isa Boletini, Prishtinë 21.09.2020 – 12:25. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë duke u kthyer në banesën e saj, një person duke përdor sprei ka tentuar t’i grabis një zinxhirë nga qafa, por nuk kishte arritur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, nuk raportohet për të arrestuar”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.