Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se 775 persona janë infektuar me COVID-19 vetëm gjatë 24 orëve të fundit.
Prishtina sërish prin me më së shumti raste me gjithsej 306 duke pasuar nga Mitrovica ku gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 64 raste të reja me koronavirus.
‘Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 306 raste, Mitrovicë 64 raste, Gjakovë 40 raste, Ferizaj 38 raste, Fushë-Kosovë 37 raste, Gjilan 35 raste, Prizren 30 raste, Podujevë 29 raste, Vushtrri 21 raste, Lipjan 20 raste, Pejë 20 raste, Viti 20 raste, Obiliq 16 raste, Drenas 15 raste, Skenderaj 13 raste, Kaçanik 12 raste, Shtime 11 raste, Suharekë 9 raste, Malishevë 7 raste, Klinë 5 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Istog 4 raste, Kamenicë 4 raste, Dragash 3 raste, Graçanicë 2 raste, Novobërdë 2 raste, Zubin-Potok 2 raste dhe Junik 1 rast’, shkruhet në njoftimin e IKSHPK-së.