Gjatë 24 orëve në Prishtinë nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19.
Kësaj herë nga komunat e Kosovës prin Lipjani, në të cilin janë regjistruar 8 raste.
Raste pozitive ka edhe nga komunat e tjera si: Gjilan 4 raste, Pejë 3 raste, Drenas 2 raste, Malishevë 2 raste, Obiliq 2 raste, Podujevë 2 raste, Prizren 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Klinë, Mitrovicë dhe Skenderaj.