Në orët e para të mëngjesit të së hënës, rreth 50 minatorë të minierës së Trepçës kanë mbetur të bllokuar.
Kjo si pasojë e prishjes së një elevatori i cili ua mundëson atyre hyrjen daljen nga thellësia e minierës.
Një familjar i njërit prej minatorëve, ka thënë se bëhet fjalë për ndërrimin e tretë i cili ka mbetur i bllokuar nga ora 3:00 e mëngjesit.
“Prej orës 3:00 të mëngjesit ndërrimi i tretë që e ka pasur ta kryejë orarin e punës dhe të shkojë në shtëpi, kanë mbetur të bllokuar në horizontin e 9-të për shkak se është prishur lifti”.
“Familjarët janë bërë merak për më të dashurit e tyre dhe policia ka dalë në vendin e ngjarjes”.
“Me siguri janë të uritur sepse kur kanë shkuar në punë, e kanë pasur me vete vetëm ushqimin që e kanë sjellë nga shtëpia. Madje disa prej tyre janë edhe duke agjëruar”.
“Njëri prej tyre ka arritur të dalë, por pas 1 ore e 20 minutash”./kk