1 Qershori, shënohet në mbarë botën si Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Me këtë rast presidentja e Vjosa Osmani ka uruar fëmijët në Kosovë por edhe në mbarë botën.
Osmani e ka bërë këtë urim përmes një postimi në rrjetin social Twitter, duke i përshkruar fëmijët si dhuratën më të madhe për të gjithë.
Presidentja më tutje ka shkruar se fëmijët janë e ardhmja dhe pasuria jonë kombëtare, derisa ka bërë thirrje që ata të mbrohen e të edukohen.
“Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, të gjithë fëmijëve në Kosovë dhe në mbarë botën. Ju vazhdoni të na frymëzoni çdo ditë dhe jeni dhurata më e madhe nga të gjitha. Ju jeni e ardhmja dhe pasuria jonë kombëtare. Të gjithë fëmijët duhet të mbrohen, të mbështeten, të edukohen dhe t’u jepet mundësia për të shkëlqyer”, ka shkruar Osmani./familjajonë