Se Poliklinika Endomedica është adresa e duhur për çdo shqetësim shëndetësor, tashmë është e ditur. Falë punës dhe angazhimit në raport me pacientët, kjo poliklinikë ka arritur të krijojë një standard të lartë të mjekësisë në vendin tonë.
Poliklinika Endomedica vjen me disa rekomandime se si duhet të mbrohemi nga rrezet ultravjollcë, të cilat shkaktojnë nxirjen e lëkurës.
Ekspozimi ndaj rrezatimit ultravjollcë për një kohë të gjatë dëmton indet e gjalla.
Rrezatimi i tepërt nga këto rreze shkakton fshika, skuqje, lëkurë të rrudhur dhe të thatë, ndërsa nëse teprohet me rrezitje, shkaktohet edhe djegie dhe pigmentim.
Por, si të mbrohemi nga rrezet UV në këto ditë të nxehta vere?
– Mbroni lëkurën tuaj nga shumë diell kur ndodheni jashtë.
– Mundohuni të qëndroni në hije nga ora 11:00 e deri në 15:00.
– Mbulohuni me një kapelë me cepa të gjerë dhe vishni rroba të gjera, me ngjyra të lehta.
– Vendosni syze dielli që bllokojnë 99 deri 100 për qind të rrezatimit UV.
– Vendosni balsam për buzët me spektër të gjerë dhe krem kundër diellit në çdo lëkurë të ekspozuar, edhe kur është e re.
– Përdorni SPF 30 ose më të lartë. Aplikojeni përsëri çdo dy orë, ose pasi të keni punuar, notuar, luajtur ose ushtruar jashtë.
Shfrytëzojeni verën, por duke u kujdesur gjithmonë për veten! /FamiljaJonë/