Dita Botërore e Gjakut, na rikujton një mundësi më shumë për të qenë të njerëzishëm dhe për të dhënë kontributin më të madh për shoqërinë dhe ata që kanë nevojë.
Dhurimi i gjakut do të thotë shpëtim jetësh, por jo vetëm kaq. Të dhurosh gjak do të thotë t’i sjellësh të mira edhe shëndetit tënd.
Poliklinika Endomedica, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” tregon disa nga dobitë e të dhuruarit gjak:
– Stimulon prodhimin e qelizave të gjakut;
– Dhurimi i gjakut në zvogëlimin e rrezikut të sulmit në zemër dhe kancerit;
– Dhurimi i gjakut djeg kaloritë dhe ndihmon në humbjen e peshës;
– Dhurimi i gjakut ndihmon për të mbajtur mëlçinë e shëndetshme;
– Parandalon hemokromatozën dhe ndihmon në ruajtjen e nivelit të hekurit.
DHURO GJAK, SHPËTO JETË!
Kjo ditë shërben për t’i falënderuar dhuruesit vullnetarë të gjakut, të cilët shpëtojnë jetë me dhuratën e tyre, por gjithashtu është ditë e cila shërben për ta rritur vetëdijesimin për nevojën e dhurimit të rregullt të gjakut në baza të rregullta për t’u siguruar se të gjithë individët dhe komunitetet kanë qasje në furnizime të sigurta dhe kualitive të gjakut. /FamiljaJonë/