Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Policia shpall tender gjysmë milionësh për furnizim me pizhame e çorapë

Policia e Kosovës ka shpallur një tender prej hiç më pakë se 465 mijë euro për furnizim me pizhame, si dhe çorapë për zyrtaret policor. Sipas njoftimit të publikuar në faqen e prokurimit publik shihet se ky tender është i ndarë në katër pjesë.

Sipas dosjes së tenderit të siguruar nga Front Online shihet se për pjesën e parë të tenderit janë paraparë 285 mijë euro për furnizim me 17 mijë e 200 palë pizhame dimri për zyrtarët policor.

Po ashtu, për pjesën e dytë janë paraparë 39 mijë euro për furnizim prej 39 mijë palë çorapë për zyrtaret policor.

Për pjesën e tretë janë paraparë 132 mijë euro për furnizim prej 2400 palë pizhame termike, si dhe pjesa e katër ka të bëjë me furnizim prej 2400 palë çorapë termik, e ku është paraparë një buxhet prej 36 mijë euro.

Youtube

Arkiva

Kategoritë