Mar, Maj 17, 2022
Banner Top
Banner Top
Policia kap 7 viça, u kontrabanduan nga Maqedonia Veriore në Kosovë

Në vazhdën e parandalimit dhe luftimit të kontrabandës me mallra Policia e Kosovës, konkretisht patrulla e stacionit policor për mbikqyrje kufitare në Zhegër (DRK-Lindje), sot me datë 23.03.2022, rreth orës 14:00, në fshatin Shushe gjatë vëzhgimit ka ndaluar dhe identifikuar një automjet Kombi Iveko ngjyrë e bardhë me targa vendore të cilin e drejtonte një person i dyshuar mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit është konstatuar se në automjetin kombi janë gjetur shtatë (7) krerë gjedhe (kafshë), dhe dyshohet se janë kontrabanduar në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë veriore përmes rrugëve ilegale.Rasti është trajtuar në koordinim me prokurorinë dhe Inspektorët AUV-it, përderisa pas hetimeve preliminare iu adresohet Doganave të Kosovës.

Arkiva

Kategoritë