Policia e Prizrenit e ka konfirmuar rastin tragjik që ndodhi mesditën e sotme, ku djali vrau babanë e tij me thikë.
Në një përgjigje për Indeksonline, zëdhënësi i policisë, Shaban Osmanollaj ka thënë se djali me inicialet M.H 30-vjecar ka sulmuar babanë e tij 50-vjecar dhe ky i fundit nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ju informojmë se sot me date 25 dhjetor 2020 rreth orës 13:55 një qytetar e ka njoftuar stacionin policor Prizren-Veri se ne lagjen Dardani, Rruga “Nazim Kokollari” eshte duke ndodhur nje rast dhune ne familje ku djali eshte duke i sulmuar prindërit. Patrulla policore ka arrit ne vendngjarje dhe kane arrestuar personin e dyshuar M. H rreth 30 vjeqar i cili e ka sulmuar prindin e tije me thike. Si pasoje e plageve te marra viktima (prindi) perkatesisht babai rreth 50 vjeqar ka nderruar jete. Emergjenca, njesite policore dhe forenzika kane dalur ne vendin e ngjarjes”, ishte përgjigjja e tij.