Kamerat e sigurisë gjatë ditës së mërkurë kanë kapur rast të sulmit fizik të një burri ndaj tri vajzave në Prishtinë.
Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 18:00, në lagjen Arbëria.
Sipas pamjeve, njëra vajzë është duke xhiruar me telefon pjesën e rrugës, ku pastaj me shpejtësi shihet teksa vjen një burrë i cili nis të ushtrojë dhunë fizike.
Lidhur me rastin, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se i dyshuari është duke u kërkuar nga Policia.
“Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar ‘Lëndim trupor’, hetuesit policor të stacionit qendra kanë identifikuar personin e dyshuar. I njëjti është në kërkim nga ana e policisë”, tha Ahmeti.
Për arsyet e incidentit, policia nuk ka dhënë detaje të tjera.