Sht, Shk 8, 2025
Banner Top
Banner Top
Podujeva dhe SShKUK-ja nënshkruan marrëveshje për objektin e Poliklinikës Specialistike

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe Drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Elvir Azizi, nënshkruan marrëveshje (kontratë) për shfrytëzimin afatgjatë të objektit që është i dedikuar për Poliklinikë Specialistike. 

Ky objekt, që është pronë e Komunës së Podujevës, në bazë të kësaj kontrate i jepet ShSKUK-së në shfrytëzim afatgjatë pa pagesë. Ndërkohë, ShSKUK-ja do të bëjë rekrutimin e stafit të mesëm dhe blerjen e disa pajisjeve të nevojshme, për të cilat tashmë i kanë nisur procedurat e prokurimit. 

Pas nënshkrimit të marrëveshjes-kontratës, Kryetari Bulliqi u shpreh i lumtur që qytetarëve të Podujevës shumë shpejt do t’u ofrohen shërbime specialistike në komunën e tyre, për të cilat deri tash janë detyruar të udhëtojnë në Prishtinë. 

Në këtë ceremoni të pranishëm kanë qenë edhe Ministri për Shëndetësi, Arben Vitia dhe Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Podujevës, Adelina Stublla.

Youtube

Arkiva

Kategoritë