Sht, Sht 25, 2021
Banner Top
Banner Top
Po, unë jam i komunitetit egjiptian! (Nga ju më lehtë identifikohem si maxhup) – Shkrim nga Burhan Gashi

Po i rendis disa fakte personale/familjare, si reflektim për miqtë e mi (njëherit ju kërkoj falje, por nuk po kam zgjidhje tjetër).

1.Katërgjyshi im ka qenë një person shtatshkurtër, i cili plisin e bardhë e ka mbajtur që nga koha kur ka hyrë në “bykyk”, deri në shtratin e agonisë së vdekjes. Dikur edhe ballist gjatë luftërave. Duke u rritur në zakonin tradicional shqiptar, ka fituar edhe pozitën e “pleqnarit”, duke pajtuar raste të konfliktetve ndërmjet familjeve shqiptare.

Nga Bashkësia Islame, nën Kosovën Autonome, ai ka qenë i caktuar që të bëjë mobilizimin financiar dhe njerëzor, për blerjen e truallit dhe ndërtimin e xhamisë në atë që është sot komuna e Fushë Kosovës (atëbotë Fushë Kosova ka qenë pjesë e Prishtinës). Në baltën e atij trualli (që është sot xhamia kryesore e kësaj komune) është rrahur dhe maltretuar nga pendreku i forcave serbe.

2. Gjyshi ka qenë një person kokëfortë, i dhënë pas patriotizmit shqiptar edhe në kohëra kur iu ka rreziku “krytë”. Me profesion përcjellës dhe vozitës, profesionist trenash në ish-Jugosllavi, i cilësuar si ndër më të aftët në fushën e tij, në kohën kur regjimi i Sllobodan Millosheviçit ka larguar nga puna shqiptarët, së bashku me këtë popullatë është largu nga puna edhe gjyshi. Aspak i pëlqyer nga regjimi i asaj kohe, më kujtohet kur tregojke si kanë reagu për të njerëzit e regjimit, duke pohu: “Runu prej Gashit, me shqiptarë është”. (Përndryshe, ka ndërruar jetë, e sot shteti serb i ka borxh 50 mijë euro pension që kurrë nuk i kemi marrë).

3. Nga vija e familjes së nënës ka pasur pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (mixha i saj së bashku me dy djem). Krahas luftës, duke qenë farkëtarë me profesion, kanë bërë armë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Një anëtar i moshuar i familjes së nënës, nga rrahjet me pushkë prej forcave serbe, tani ka probleme shëndetësore.

4.Axhi ka qenë student i mirë, por kriza ekonomike që pat kapur Kosovën në atë kohë, e ka detyruar të shkojë në shtetin e Gjermanisë. I rrahur dy herë nga forcat serbe sa ka qenë në Kosovë, ka ndikuar tek ai në krijimin e një antipatie të madhe për okupatorin. Sa ka qenë në Gjermani, ka qenë pjese e fondacionit të 3-përqindëshit për Kosovë. Me shtimin e tensionit në Kosovë, është shkruar si rezervist për UÇK-në, me idenë që të ketë 10 ushtarë nën komandë. Babi im, si më i vogli nga fëmijët, i është ndërprerë mësimi i rregullt nga po i njëjti armik shekullor(dy herë forcat serbe kanë deshtë me e vra për shkak të emrit që ka mbajtë, Jashar).

Arkiva

Kategoritë