Pneumonia është inflamacion i parenkimës mushkërore e shprehur në gjuhën popullore, ndezje e mushkërive. Kjo sëmundje mund të paraqitet si virale apo bakteriale.
Pneumonia zakonisht shkaktohet nga bakteriet ose nga një virus. Gjithashtu mund të shkaktohet nga kërpudhat ose irrituesit që ju thithni në mushkëritë tuaja. Sa serioze është pneumonia varet nga shumë faktorë. Këto përfshijnë atë që shkaktonë pneumoninë, moshën dhe shëndetin tuaj në përgjithësi.
Simptomat mund të dallojnë nga një pacient në tjetrin, por zakonisht ata mund të ndjejnë dhimbje në gjoks, bark ose shpinë kur marrin frymë apo kolliten.
Shenja të tjera të pneumonisë mund të përfshijnë:
Temperaturë të lartë
Vështirësi në frymëmarrje
Të vjella
Humbje e apetitit
Kur bakteria është shkaktare e infkesionit, zakonisht mjekët përshkruajnë antibiotikë. Kur virusi është shkaktar, nevojiten trajtime të tjera, por disa lloje të pneumonisë mund të kërkojnë edhe hospitalizim./Familja Jonë