Hën, Nën 29, 2021
Banner Top
Banner Top
Plagoset një 38-vjeçar në Fushë Kosovë

Një person është plagosur sot me armë zjarri në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:30, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore”, tha ajo.

Ahmeti shtoi tutje se “bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është plagosur, dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor”.

“Lidhur me këtë rast është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë.

Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, deklaroi Ahmeti. /Telegrafi/

Arkiva

Kategoritë