Enj, Tet 21, 2021
Banner Top
Banner Top
Plagoset një 20 vjeçare në Vlorë, drejtori i policisë jep detajet rreth ngjarjes

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku në ambientet e një lokali në afërsi të Ambulancës, një person ka qëlluar me armë zjarri ndaj një vajze 20-vjeçare.

Në një prononcim për media drejtori i policisë në Vlorë, Bledar Çelika tha se pasi është marrë një telefonatë se janë dëgjuar krisma me armë në një lokal strukturat e policisë janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes dhe kanë mundur të arrestojnë në kohë rekord autorin, shtetasin Fadil Nikaj. Më tej drejtori i policisë ka dhënë detaje edhe për gjendjen e 20 vjeçares së plagosur.

“Është marrë një telefonatë, janë dëgjuar krisma me armë në një lokal në afërsi të ambulancës. Falë reagimit të shpejtë të strukturave të policisë, të forcave shqiponja është bërë e mundur neutralizimi i personit të dyshuar që ka qëlluar me armë zjarri. Është sekuestruar arma e zjarrit dhe personi është i shoqëruar në ambientet e policisë. Kemi një person të dëmtuar, është rreth 23 vjeçe, aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spitalin e Vlorës”, tha ai.

Në lidhje me informacionet se i riu shkodran pas plagosjes ka hedhur edhe një granatë në drejtim të lokalit, drejtori i policisë tha se ende po kryhen të gjitha veprimet dhe nuk dihet asnjë informacion më tepër, ndërsa policia në një njoftim të dytë njoftoi se: ‘Në cilësinë e provës materiale Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit me të cilën dyshohet se autori ka kryer plagosjen, një granatë dore në ambientet e lokalit si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar në çantën e autorit iu gjet dhe sekuestrua një granatë e dytë.

Si ndodhi ngjarja?

Shtetasi Fasil Nikaj, 30 vjeç, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasen Kostandina Zanaj, 20 vjeçe, studente në qytetin e Vlorës, të cilët dyshohen se kanë pasur një lidhje dashurie të mëparshme.

Sipas informacioneve të siguruara mësohet se gjithçka nisi pas një zënke mes djalit e vajzës, të cilët ishin të ulur në vendin e quajtur “Bar Cacai”, lagjja “28 Nëntori”.

Pak minuta më pas ka eskaluar situata dhe mësohet se djali ka tërhequr me dhunë për ta nxjerrë jashtë të renë dhe më pas ka qëlluar me armë në drejtim të saj, duke e plagosur në këmbë.

Pas këtij veprimit, i riu ka hedhur edhe një granatë në drejtim të lokalit, e cila fatmirësisht nuk ka plasur. /TCH/

Arkiva

Kategoritë