Pinea Medical Center është e vetmja qendër mjekësore në Ballkan që ofron diagnostikimin dhe trajtimin e avancuar të infertilitetit mashkullor. Me teknologji të fundit dhe specialistë të kualifikuar, ata janë të përkushtuar për të ndihmuar çiftet të realizojnë ëndrrën e tyre për t’u bërë prindër.
Mjekët dhe specialistët në Pinea Medical Center përdorin metoda moderne dhe pajisje të avancuara për të identifikuar dhe trajtuar shkaqet e infertilitetit tek meshkujt.
Një nga fokuset kryesore në Pinea është diagnostikimi dhe trajtimi i infertilitetit mashkullor përmes analizave të avancuara si Fragmentimi i ADN-së së spermës dhe shërbimeve të andrologjisë. Këto shërbime ndihmojnë në identifikimin e problemeve specifike të fertilitetit mashkullor dhe ofrojnë trajtime të personalizuara për përmirësimin e mundësive për konceptim.
Nën kujdesin e Dr. Mentor Spahiu i cili është burimi juaj i specializuar për çdo problem të shëndetit dhe performancës mashkullore.