Enj, Pri 22, 2021
Banner Top
Banner Top
Petë sfoliatë me perime

Nga: Mirela Andoni/ Fotografia: Armand Habazaj

Përbërësit: 1 petë sfoliatë, 100 g krem djathi, 100 g djathë i butë, 80 g mortadella, 1 karotë, 1 kungull, trumzë, vaj ulliri, vezë shkurtëze dhe sallatë jeshile

Përgatitja: Në tavë vendosim petën sfoliatë së bashku me letrën e pjekjes. E ndajmë mesin në 12 pjesë duke formuar trekëndësha pa arritur deri në fund të petës. Presim me qëruesen e patateve kungullin dhe karotën, lyejmë petën me krem djathi, vendosim sipër djathin, mortadellën, fetat e karotës dhe kungullit. Mbledhim majat duke i bashkuar me fundin e petës. E lyejmë me pak vaj ulliri dhe trumzë. E pjekim për 20 minuta ne 200 gradë. E vendosim në një dërrasë dhe mesin e mbushim me sallatë dhe vezë shkurtëze të ziera.

Burimi: Living

Arkiva

Kategoritë