Mar, Jan 25, 2022
Banner Top
Banner Top
Pesë viktima dhe 87 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 87 raste të reja nga 1156 teste të bëra.

Më shumë raste ka në Shkup-34, Kumanovë-13, Tetovë-8, Strugë-1, Manastir-1, Kavadar-4, Gostivar-20, Strumicë-2, Berovë-1, Kërçovë-3.

Jetën e kanë humbur pesë persona, tre pacientë nga Shkupi, të moshës 49,74 dhe 72-vjeçe, një pacient nga Struga në moshën 53-vjeçe dhe një pacient nga Berova në moshën 57-vjeçe. Të gjithë pacientët kanë vdekur në kushte spitalore.

Instituti i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 51 pacientë të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë Veriore me COVID-19 janë diagnostikuar 12.739 persona. 9174 pacientë janë shëruar, 544 kanë vdekur dhe 3021 raste janë ende aktive

Arkiva

Kategoritë