Një trup dhe mendje e shëndoshë bëjnë një rrugëtim të gjatë kur largojnë një sëmundje.
Sipas Universitetit të Harvardit, një sistem imunitar i fortë mund të mposhtë patogjenët dhe bakteret pushtuese. Duke u kujdesur për trupin tuaj, keni më shumë shanse që të luftoni COVID-19.
Harvard Health publikoi një listë të ndryshimeve të dobishme të mendimeve dhe ndryshimeve të stilit të jetës që mund të bëni që do të ndihmojnë në formimin e zakoneve më të shëndetshme të të ngrënit në shtëpi. Besimi i tyre është se nëse keni një ambient më të shëndetshëm, është më lehtë të luftoni stresin e COVID-19 dhe të mbani disponimin lart.
Bëjë një plan të ngrënies
Për të shmangur ndjenjën e urisë midis vakteve, Harvard Health rekomandon vendosjen e një orari për vaktet tuaja, për të krijuar parashikueshmëri dhe qëndrueshmëri për veten dhe të gjithë të tjerët në familjen tuaj.
Në mënyrë edhe më e thjeshtë për ngrënie të shëndetshme është që të planifikoni vaktin tuaj paraprakisht. Në atë mënyrë kur vjen koha për të gatuar në kuzhinë, ju tashmë keni planifikuar një vakt të shëndetshëm – duke e bërë më të lehtë për të ngrënë gjatë gjithë javës.
Ushqimi i shëndetshëm
Frigoriferi i mbushur me ushqime të shëndetshme do të ju ndihmojë juve për të bërë vakte me vlera ushqyese gjatë gjithë javës. Harvardi rekomandon që ta mbushni frigoriferin tuaj me perime, pemë, drithëra, yndyra të shëndetshme dhe proteina.
Largoni ushqimet e përpunuara, kurseni para
Mos bli një pije të gazuar ose drithëra të ëmbla. Largoni ato dhe mbani vetën ushqime të shëndetshme që ti i pëlqen, për shembull frutin tuaj të preferuar. Duke lënë ushqimet e përpunuara, të njohura edhe si “fast food”, Harvadi thotë që mund të kurseni para.
Duke lënë të gjitha ushqimet e përpunuara anash s’do të thotë të mos hash më gjërat tjera. Në fakt mund të hash ëmbëlsirë të shëndetshme që edhe ndihmon të qëndroni në vijë.
Menaxhoni një mjedis më të shëndetshëm
Së fundi, Harvard Health rekomandon krijimin e një ambienti të shëndetshëm. Ruajtja e karameleve në vendet përreth shtëpisë nuk do t’ju ndihmojë të keni sukses. Në vend të kësaj, furnizojeni shtëpinë me ushqimet tuaja të preferuara, të shëndetshme kur keni nevojë për “t’ia prishur pak”.
Plus, një mjedis i shëndetshëm nuk do të thotë vetëm një kuzhinë e mbushur me ushqim të shëndetshëm. Edhe pastrimi i hapësirës tuaj mund të krijojë një mendim më të shëndetshëm gjatë gjithë ditës, duke mbajtur trurin dhe trupin tuaj pa stres.