Mër, Qer 29, 2022
Banner Top
Banner Top
Përzgjedhen drejtorët për Spitalin e Gjakovës dhe Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka njoftuar për përzgjedhjen e drejtorëve të ri në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës  dhe në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive

Drejtor i Spitalit të Gjakovës është përzgjedhur Kirurgu i fëmijëve Dr. Jeton Zarari pasi ka grumbulluar 81.6 pikë në testin me shkrim dhe intervistë. Ai ka lënë prapa ish-drejtorin Hilmi Shala i cili ka arritur 78.8 pikë.

Në këtë konkurs kanë marrë pjesë edhe dy kandidatë të tjerë, Valdete Spahija me 64 pikë dhe Sabahudin Bytyqi me 57.2 pikë.

Ndërsa, drejtor i Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Sportive është përzgjedhur Gëzim Murseli. Ai ka dal i pari në konkurs me 86.4 pikë, derisa ka lënë prapa Afrim Shabanin me 79.6 pikë

Arkiva

Kategoritë