Përveçse intensifikon dhe thekson reflekset natyrale, ndihmon në forcimin e fijeve, për t’u dhënë ushqyerje dhe hidratim flokëve. E njohur që nga kohët antike për vetitë e saj ngjyrosëse, kënaja, është një pluhur me ngjyrë jeshile i përftuar nga bima Laësonia Inermis, e cila lëshon një pimgent portokalli në bakër të përdorur gjerësisht në botën e ngjyrave të flokëve.
‘Tonaliteti varion në bazë të vendeve. Këtë bimë e gjejmë kryesisht në Lindjen e Mesme, Indi, Afrikën e Veriut, Azi. Karakteristikat e saj ndikohen nga kushtet klimatike dhe mjedisore”, shpjegon Matteo Pantani, Ceo i Phitofilos, një kompani kozmetike italiane për Vanity Fair. Zakonisht jemi mësuar të shohim kënanë e zezë, por ai rekomandon se nëse kënaja përzihet me bimë të tjera me refleks të çelët mund të përftojmë tonalitete të hapura. Këto bimë janë: kamomili, kurkumaja, etj.
Ai gjithashtu shton se kënaja ka një aktvitiet rregullues tek flokët e yndyrshëm. Ai sugjeron aplikimin e kënasë dhe pas një muaji mund ta riaplikoni vetëm në zonën e rrënjës, ku ju janë rritur flokët. Eksperti kozmetikës nuk sugjeron të aplikohet shpesh në gjatësinë e flokëve pasi do ta errësonte dhe shtresëzonte ngjyrën.
Burimi: Living