Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
PËRUROHET LABORATORI I RENOVUAR NË INSTITUTIN E PATOLOGJISË, NË QKUK

Sot  në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është përuruar laboratori i rinovuar në Institutin e Patologjisë. Ky projekt ishte donacion nga Care for Kosova Kids dhe qeveria holandeze, investim ky me vlerë mbi 130 mijë euro, thuhet në postimin e ShSKUK-së.

Valbon Krasniqi, drejtor i përgjithshëm i ShSKUK-së, u shpreh së është falënderues që ka arritur të ndërtojë bashkwpunim të suksesshëm me donatorët dhe të krijojë kushte më të mira për stafin shëndetësor.

Prezenca jonë sot këtu, tregon për një bashkëpunim të suksesshëm që ShSKUK-ja ka arritur ta ndërtojë me donatorët dhe partnerët tanë. Poashtu është dëshmi që përkundër ballafaqimit me sukses të pandemisë, nuk janë lënë anash as shërbimet për pacientët jo-Covid. Rinovimi i hapësirave të kësaj klinike me ndihmën e donatorëve ndërkombëtar, ne kemi arritur të krijojmë kushte më të mira dhe të përmirësomë sigurinë në punë për stafin tonë”, u shpreh ai

Po ashtu , Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, pohoi se Ministria e Shëndetësisë është e vendosur t’i largojë të gjitha barrierat që ekzistojnë në rastin e bashkëpunimeve me donorët e ndryshëm.

Ndërkaq Anke Gerrits, nga Care for Kosovo Kids,  u shpreh e lumtur që përpjekjet e vazhdueshme sollën rezultat dhe se tashmë laboratori është rinovuar.

Rina Limani, drejtoreshë e Institutit të Patologjisë, theksoi se Care for Kosova Kids, e ka mbështetur Kosovën që nga viti 2012 dhe ju doli në krah edhe në aspektin e rinovimit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë