Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Përurohet laboratori biokimik-hematologjik në Spitalin e Prizrenit

Drejtues të ShSKUK-së dhe të Spitalit të Prizrenit, të mërkurën kanë përuruar laboratorin biokimik-hematologjik në këtë spital.

Rinovimi i këtij laboratori ka mundësuar kushte më të mira për punonjësit shëndetësorë dhe pacientët që marrin shërbime në të.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit të Prizrenit, Hasan Arzoallxhiu, ka pranuar se kushtet në këtë laborator nuk kanë qenë të mira dhe se për këtë arsye ka pasur kritika edhe nga Inspektorati sanitar, ndërkohë që tani mund të ofrohen shërbime më të mira për pacientët e këtij Spitali.

Sipas, shefes së laboratorit, Shpresa Elshani, pas rinovimit janë përmirësuar kushtet e punës dhe cilësia e qasjes për pacientët.

Ndërsa drejtori i Administratës së Spitalit të Prizrenit, Osman Hajdari, ka pohuar se ky projekt mundëson ngritjen e cilësisë së shërbimeve.

Sipas zyrtarëve të Spitalit projektet në këtë institucion shëndetësor do të vazhdojnë dhe do të ketë trajtim të barabartë për secilin qytetar, raporton TVPrizreni.

Youtube

Arkiva

Kategoritë