Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Personat që kanë probleme me presionin e lartë të gjakut duhet t’i shmangin urgjentisht paracetamolat

Përdorimi afatgjatë i paracetamolit mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe infarktit te njerëzit me presion të lartë të gjakut.

Pacientët që kanë recetën e mjekut për një përdorim afatgjatë të paracetamolit, që zakonisht përdoret për trajtimin e dhimbjeve kronike, duhet të zgjedhin dozën më të ulët efektive për kohën më të shkurtër të mundshëm, bëjnë thirrje studiuesit.

Paracetamoli shpesh është supozuar të jetë një alternativë më e sigurt ndaj një klase tjetër qetësuesish të quajtur ilaçe anti-inflamatore jo-steroide (NSAIDs), të tilla si ibuprofeni, i cili prej kohësh është i njohur për rritjen e presionit të gjakut dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Në studim, 110 pacientëve me një histori të presionit të lartë të gjakut iu përshkrua 1 g paracetamol katër herë në ditë – një dozë e përshkruar në mënyrë rutinore në pacientët me dhimbje kronike – ose një placebo e përshtatshme për dy javë. Të gjithë pacientët morën të dy trajtimet, me renditje të rastësishme.

Ata të cilëve u ishte dhënë paracetamol kishin një rritje të konsiderueshme të presionit të gjakut, krahasuar me ata që merrnin placebo. Kjo rritje ishte e ngjashme me atë të parë me NSAIDs dhe mund të pritet të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës ose goditjes me rreth 20%, thonë ekspertët./Guardian

Youtube

Arkiva

Kategoritë