Në shoqëritë patriarkale është një steriotip për gratë që punojnë, duke aluduar që fëmijët e tyre nuk marrin: mjaftueshëm vëmendje, dashuri dhe kujdes nga nënat.
Është shumë e vështirë të balancohet karriera me jetën personale, por gratë nuk duhet të shqetësohen më për këtë gjë. Shkencëtarët thonë që fëmijët e nënave në karrierë janë njëjtë ose edhe më shumë të lumtur se sa bashkëmoshatarët e tyre, nënat e të cilëve nuk punojnë.
Ja disa arsye pse është shumë mirë për fëmijët që ta kenë nënën karrieriste:
Fëmijët e nënave të punësuara kanë tendencë të bëhen më të suksesshëm në karrierë
Djemtë që rriten nga nënat që punojnë, kanë tendencë të kujdesen më shumë për familjen
Fëmijët që rriten nga nënat karrieriste, kanë qasje më egalitare ndaj familjes dhe jetës sociale/Familja Jone













