Mër, Qer 29, 2022
Banner Top
Banner Top
Perimenopauza dhe simptomat

Fjala ‘peri’ do të thotë ‘afër’, dhe perimenopauzë është koha e kalimit nga perioda të rregullta në përfundimin e tyre në menopauzë (menopauza fillon zyrtarisht 12 muaj pas periodës së fundit).

Fundi i menstruacioneve pasqyron fundin e ovulacionit. Kur vezoret ndalojnë lëshimin e vezëve dhe prodhimi i estrogjenit ngadalësohet, ndryshimet ndodhin në të gjithë trupin. Është një proces gradual, që prodhon efekte të ndryshme te çdo grua.

Cilat janë simptomat e perimenopauzës?

Simptomat e perimenopauzës nuk janë universale. Çdo grua ka perimenopauzën e saj unike. Për periudha të ndryshme kohore dhe në shkallë të ndryshme, gratë mund të përjetojnë ndezje të nxehta, djersitje gjatë natës, çrregullim i gjumit, ankth ose depresion, rrahje zemre, migrenë, lodhje dhe/ose shtim në peshë.

Mes tjerash, thatësi vaginale, dhimbje gjatë marrëdhënieve intime dhe ndryshimet urinare, po ashtu hyn në kuadër të simptomave të përgjithshme të perimenopauzës.

Në cilën moshë fillon perimenopauza?

Mosha mesatare në Shtetet e Bashkuara është 47. Megjithatë, ne nuk mund të parashikojmë se kur do të ndodhë perimenopauza. “Është diçka që ne e shohim në pasqyrën e pasme”, thotë Dr. Rosser.

Sa zgjat perimenopauza?

Perimenopauza mund të zgjasë katër deri në 10 vjet. Lajmi i mirë është se një nga ato vite është i fundit, sepse perimenopauza përfundon pasi nuk keni pasur menstruacione për 12 muaj./MedicalxPress 

Arkiva

Kategoritë