Pre, Dhj 3, 2021
Banner Top
Banner Top
Përfshihet nga zjarri oxhaku i një shkolle në Prishtinë

Një pjesë e kulmit të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Hilmi Rakovica” është dëmtuar sot si pasojë e përfshirjes së zjarrit të oxhakut.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci bëri të ditur se nga rasti nuk raportohet për persona të lënduar.

“Informata është pranuar rreth orës 10:00, për një zjarr në rrugën ‘Aziz Zhilivoda’ në Prishtinë, respektivisht në shkollën Hilmi Rakovica. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para bëhet e ditur se oxhaku i ngrohjes së shkollës dyshohet të jetë përfshirë nga zjarri dhe për pasojë është dëmtuar edhe një pjesë e kulmit të shkollës”, ka thënë ai.

Zëdhënësi i Policisë shtoi tutje se “zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar”.

Arkiva

Kategoritë