Policia ka bërë të ditur se në fshatin Hoq e Vogël të Rahovecit është përfshirë nga zjarri një fermë e vogël e pulave.
Sipas raportit të policisë zjarri thuhet se ka ndodhur në rrethana të panjohura, dhe si pasojë ankuesit i kanë ngordhur rreth 600 copë pula.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante si dhe eksperti i zjarrit, ku sipas tij zjarri dyshohet se është shkaktuar nga rryma elektrike.