Hën, Tet 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Përfitimet shëndetësore nga espressoja

Kafeja nëse konsumohet pa sheqer e kremra të shtuar, konsiderohet të jetë e shëndetshme për organizmin.

Dietologët kanë vlerësuar se kafeja e llojit espresso është shumë e mirë për shëndetin pasi ndihmon trurin të funksionojë më mirë.

Espressoja është një mënyrë e mirë për të ngritur nivelin e energjisë në mëngjes.

Ajo ndihmon kundër peshës së tepërt duke rritur metabolizmin dhe duke ndihmuar në djegien e kalorive.

Kjo kafe ndikon në disponim duke rritur nivelin e hormonit të quajtur dopamine, që ndikon në përmirësim të humorit.

Niveli i kafeinës që gjendet në kafenë e llojit espresso, rrit edhe nivelin e fokusimit, gatishmërisë, memories dhe reagimit të shpejtë.

Konsumimi i espressos ndihmon në uljen e rrezikut nga diabeti i tipit 2, si dhe sëmundjet si Parkinsoni dhe Alzheimeri.

Espresso mund të ndihmojë edhe për të mbrojtur shëndetin e mëlçisë duke ulur rrezikun nga sëmundja e cirrozës dhe kanceri i mëlçisë.

Kjo kafe rekomandohet të konsumohet ne filxhanë nga qelqi apo porcelani e jo në gotë plastike, pasi kur plastika ngrohet mund të lirojë toksina të dëmshme për organizmin.

Youtube

Arkiva

Kategoritë