Veshkët, organe tejet të rëndësishme të trupit të njeriut. Ato shërbejnë për t’i larguar mineralet e tepërta nga gjaku.
Trupi zakonisht, i shndërron këto në urinë. Por në disa raste, sasia e madhe e këtyre minerale akumulohen në veshkë meqë rast shkaktohen gurët.
Gurët mund të formohen në të dy veshkët. Nga veshkët, mund të kalojë në uretër, që lidh veshkët me fshikëzën e urinës.
Kur gurët janë të vegjës, zakonisht largohen dhe pacienti nuk ndien ndonjë simptomë. Por kur ato janë më të mëdha, pacienti ndjen dhimbje. Nëse gurët nuk largohen, atëherë mund të shkaktohen komplikime të shumta përfshirë këtu infeksionet dhe dëmet e tjera të veshkës.
Madhësia e gurëve, luan rol të rëndësishëm në atë se sa shpejtë mund të largohet nga trupi. Në përgjithësi, gurët më të vegjël, largohen më shpejtë dhe pacienti ndjen më pak dhimbje.
Rreth 80% e gurëve të veshkave që janë më të vegjël se 4 milimetra, largohen vet nga trupi brenda 31 ditëve.
60% e gurëve që janë më të mëdhenj se 4 e më të vegjës se 6 milimetra, largohen vet brenda 45 ditëve. Kurse 20% e gurëve që janë më të mëdha se 6 milimetra, largohen nga trupi pas 12 muajve. Por kur madhësia e tyre është shumë e madhe, pacienti duhet t’i nënshtrohet operimit./Familja Jone