Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Për menopauzën dhe simptomat e saj – tregon Dr. Drita Kabashi

Këtë të shtunë në emisionin “Familjajonë”, ishte e ftuar dr. Drita Kabashi me të cilën u diskutua rreth menopauzës dhe simptomave e saj.

Gjatë intervistës, Dr. Kabashi tregoi më shumë rreth menopauzës dhe kohës se kur fillon si proces te gratë.

“Ky proces fillon diku rreth moshës 40 vjeqare, varësisht edhe nga gjendja e pacientës, vazhdon diku deri në moshën 50-55, mirëpo duhet kuptuar që jo nuk ëshë një gjendje që aty për aty ndodhë, edhe koha e menopauzës është pjesë normale e jetës.”, tregoi doktoresha.

Ndërkaq, sa i përket problemeve që mund të hasin gratë gjatë kësaj periudhe, dr. Kabashi theksoi problemin me gjumin dhe zemrën të cilat mund të shfaqen gjatë porcesit të menopauzës.

“Problemet që mund të hasin gratë gjatë kësaj periudhe janë problemet me gjumin, janë problemet të cilat në një mënyrë mund të shfaqen edhe me tension të lartë, me problemet e zemrës edhe nëse pacientet nuk kanë pasur probleme të tilla.”, tha Kabashi.

Për të mësuar më shumë rreth kujdesit që duhet treguar gjatë menpauzës për shëndetin si grua, ndiqeni intervistën e plotë në faqën zyrtare të familjajonë, në facebook dhe youtube./familjajonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë