Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Për më shumë rreth kampanjës “Unë sjap lëmoshë, AS TI! – shpjegon, koordinatori i projekteve nga Drejtoria e Mirëqenies Sociale , Premtim Fazliu

Në emisionin e të shtunës te “Familjajonë”, ishte i ftuar koordinatori i projekteve nga Drejtoria e Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, Premtim Fazliu, me të cilin u diskutua më shumë rreth qëllimit të kampanjës “Unë s’jap lëmoshë, AS TI!

Fazliu gjatë intervistës apeloi te qytetarët të mos u japin lëmoshë, lëmosh kërkueseve në qytet sepse kjo ju bënë edhe më shumë dëmë atyre, duke spjeguar këtë edhe si qëllim të krejt kësaj kampanje.

“Qëllimi i kësaj kampanje së pari është sensibilizimi i qytetarëve që të mos i japin lëmoshë lëmosh kërkuesve në qytet, në të njëjtën kohë edhe duke i informuar se çfarë dëmi i bënë dhënia e lëmoshës atyre sidomos fëmijëve lëmosh kërkues. Po ashtu në shesh kemi vendosur një shtang përmes të cilit i kemi informuar qytetarët për qëllimin  e kësaj kampanje”, tregoi Fazliu.

Ndërsa, se prej nga vijnë tërë këta lëmosh kërkues, Fazliu tha se shumë pak janë nga komuna e Prishtinës dhe më shumë nga vende te tjera.

“Po thuajse asnjë lëmoshë kërkues nuk është i komunës së Prishtinës, kryesisht janë nga komuna përreth dhe vendeve si Maqedonia dhe Shqipëria. Nëse janë lëmosh kërkues të Prishtinës ata ndihmohen në Prishtinë si grup, ndërkaq nëse janë nga shtete tjera përmes komunikimit asistohen dhe ndihmohen”, tha ai.

Ndër të tjera ai tregoi edhe tragetin e kësaj kampanje dhe kampanjave të tjera të cilat do të organizohen në vazhdim të këtij viti, për të cilën mund të mësoni më shumë në intervistën e plotë në faqen zyrtare të Familjajonë, në facebook dhe youtube.

Youtube

Arkiva

Kategoritë