Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Për kokëdhimbjet dhe llojet e tyre – tregon neurologu, Rushit Jashari

Albina Selmanaj

Kokëdhimbjet janë një gjendje e zakonshme që shumica e njerëzve do ta përjetojnë shumë herë gjatë jetës së tyre.

Dhimbjet e kokës mund të jenë më të ndërlikuara nga sa e kuptojnë shumica e njerëzve. Lloje e ndryshme mund të kenë grupin e tyre të simptomave, që ndodhin për arsye unike dhe kanë nevojë për trajtime të ndryshme.

Në një intervistë për Familjajonë, neurologu, Rushit Jashari shpjegoi më detajisht rreth kokëdhimbjeve, simptomave dhe rrezikshmerisë që mund të na sjellin në jetë dhimbje të tilla.

Shkaqet e kokëdhimbjeve janë të ndryshme, neurologu, Jashari i rëndit nga ato që vijnë si pasojë e problemeve që mund të kemi me sinusët paranzalë e deri te kokëdhimbja psikogjene që ndodhë te rastet depresive.

Shkaqet e kokëdhimbjes munde të jenë të ndryshme prej atyre më të rëndat e deri tek rastet kur kokëdhembja përhapet me një simptomë të ndonjë sëmundje shumë serioze. Dhimbjet mund të shkaktohen si pasojë e: 1.sinuseve paranazalë 2.si pasojë e muskujve të qafës dhe kokës dhe muskujve të syrit. 3.forma migrenoze që mund të paraqitet gjatë ciklit menstrual, shtatzënisë, laktacionit(grat që kanë bebe në gji, që vjen si pasoj e rolit të hormoneve). 4.kokëdhimbje si pasojë e hipertensionit  5.kokëdhimbja si pasojë e aksidenteve vaskulare cerebrale(infarkteve dhe gjakëderdhjeve në tru)6.kokëdhimbja psikogjene që shfaqet tek rastet depresive.“, tha ai .

Ndërkaq, diagnostikimin e kokëdhimbjeve Jashari nuk e cilëson si pjesë të vështirë, por kjo gjithmonë nëse neurologu i kushton kujdes pacientit dhe e drejton atë në shërbimet e duhura.

Sa i përket diagnostikimit nuk paraqet problem të madh nëse neurologu përkushtohet ndaj pacientit dhe kujdeset për të. Marrja e anamnezës së detajuar dhe me kujdes. Kryerja e analizave laboratorike dhe vendi I veçantë për kryerjen e neuroimazherive, varësisht nga rrjedha e sëmundjes duhet bërë Rengen native,ct imazheri apo rezonance magnetike.” shtoi ai.

Neurologu, tutje tregoi edhe për terapitë që duhet të marrë një person që ka kokëdhimbje, e që sipas tij ato gjithmonë varen nga diagnoza.

Sa i përket terapisë pas diagnostikimit është e lloj llojshme varësisht nga diagnoza. Tek migrena, terapi analgjetike antimigrenoze. Tek sinuset, analgjetik të kombinuara me antibiotik. Tek kokëdhimbja me hipertension, analgjetik të shoqëruar me barna antihipertenziv. Te kokëdhimbjet nga tumoret, analgjetik të shoqëruar me barna antiedematoz. Tek kokë dhembja psikogjenë, ananlgjetik të shoqëruar me antidepresiv. Terapia baze janë barnat kundër kokëdhimbjes të cilat varen edhe nga shkaktari  i  kokëdhimbjes.“, shpjegoi Jashari.

Sipas Jasharit, kokëdhimbja më e rrezikshme është ajo që na shkaktohet nga infarkti në tru, kjo sepse bëhet mbyllja e enëve të gjakut e cila mund të rrezikojë jetën e një pacienti.

Kokëdhimbja me e rrezikshme është ajo qe shkaktohet nga infarktet ne tru, ku kemi mbylljen e enës së gjakut, edemen e trurit ku behet kompresioni në indin e shëndoshe. Kokëdhimbja nga gjakderdhja sepse duhet te merret si një urgjencë pasi që pacienti edhe mundet të vdes varësisht nga gjakderdhjet në tru dhe lokalizimi I tyre. Kokëdhembja si pasoj e tumoreve në tru paraqet rrezik të madh sepse tumoret mund të gjakosin dhe të rrezikojnë jetën e pacientit. Ketë janë kokë dhembjet qe paraqesin rrezik për jete. Ndërsa kokë dhembjet tjera nuk paraqesin rrezik për jetë por duhet të trajtohen pasi të diagnostikohen.“, përfundoi ai.

Ndryshe, nëse pësoni ndonjë goditje në kokë, ose nëse kokëdhimbje përcillet me mpirje qafe, temperaturë, konfuzion, humbje të vetëdijes, ose dhimbje në sy ose vesh, merrni ndihmë mjekësore të menjëhershme./ familjajonë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë