Nga Profesoresha, Dr. Venera Berisha-Muharremi, Interniste-Endokrinologe, si dhe e subspecializuar për trajtim laserik të gjëndrës tiroide, Me shumë sukses bëhet :
TRAJTIMI LASERIK I TIROIDËS TE PACIENTËT ME SËMUNDJE KRONIKE AUTOIMUNE.
A nuk do të ishte mirë nëse do të ekzistonte një terapi që mund ta bëni, e cila do të kërkonte shumë pak përpjekje nga ana juaj dhe do të kishte një efekt të thellë në gjëndrën tuaj tiroide kur je me Hashimoto për cka të kanë thënë që ska tjetër shërim përveqse me pi Letroxin, T4 apo Euthyroxin?
Shumica e mjekëve dhe endokrinologëve do të thonë se, në Hashimoto, hipotiroidizmi është i pakthyeshëm dhe përfundon me dëmtim të plotë të qelizave tiroide, duke çuar në një kërkesë gjatë gjithë jetës për medikamente të hormoneve tiroide.
Megjithatë, kjo nuk është gjithmonë e vërtetë!
Për tiroiditin kronik autoimun Hashimoto, viteve të fudit suksese të mahnitshme ka treguar terapia me laser (ose fotobiomodulim). Kjo është terapia me laser të një lloji shumë specifik për gjëndrën tiroide, që zbaton dritën e kuqe dhe infra të kuqe për të ulur citokinat pro-inflamatore, për të nxitur qarkullimin e gjakut dhe për të nxitur rigjenerimin e indeve duke rritur prodhimin e ATP-së mitokondriale përmes fotobiomodulimit.
Kur përdoret me terapitë e tjera të përshkruara nga Prof.Dr Venera dhe udhëzimet për ushqimin dhe stilin e jetës që do të jep individualisht secilit pacijent, mund të ndihmojë në mjekimin e Hashimotos, parandalimin e dëmtimit të mëtejshëm dhe madje mund të ndihmojë në rigjenerimin e qelizave të dëmtuara tashmë të gjëndrës tiroide.
Sipas dëshmive shkencore mjekësore:
-Terapia me laser mund të përmirëson funksionin e tiroides
-Terapia me laser mund të ndihmojë në uljen e niveleve të antitrupave të tiroides
-Terapia me laser mund të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut në gjëndrën tiroide
MOS E LINI TIROIDEN PA MJEKUAR !
Poliklinika Endomedica, gjithmonë një hap para për shëndetin Tuaj!
Kontakti për termine:
Tel: +38345960666
Email:endomedicaks@gmail.com