Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Për herë të parë 90 mijë gra në Kosovë kanë hapur xhirollogari bankare

Albina Selmanaj

Vebi Mujku, shefi i zyrës për Punë Sociale në Prishtinë, ka bërë të ditur që për herë të parë në Kosovë 90 mijë gra janë bërë me xhirollogari bankare. Ajo se çfarë ka ndikuar në hapjen e një numri kaq të madh xhirollogarish ishte përfitimi nga shtesat e fëmijëve, vendim I cili u morr nga Qeveria e Kosovës gjatë dhjetorit të kaluar.

Fakti që janë hapur kaq shumë xhirollogari për herë të parë nga gjinia femërore në Kosovë ndezë përsëri alarmin e papunësisë së grave në vend.

Në një intervistë për Familjajonë, Mujku tha se ky fakt tregon numrin e grave që nuk kanë pasur asnjëherë të hapur xhirollogari, kjo për shkak të mungesës së të ardhurave ose varësisë nga bashkëshorti.

Ky fakt tregon se sa është numri i grave të cilat nuk kanë pas asnjëherë xhirollogari të tyre, nuk kanë pranuar asnjë të ardhur, nuk kanë qenë të fuqizuara ekonomikisht dhe të varura shumë nga bashkëshorti. “, tregoi ai.

Por se çfarë ka ndikuar në hapjen e kaq shumë llogarive nga gratë për herë të parë, Mujku tha se më së shumti ka ndikuar përfshirja e fëmijëve deri në moshën 16 vjeçare për përfitim të shtesave, të cilat barten në xhirollogaritë e hapura nga nënat.

Numri rritet varësisht nga mosha e fëmijëve, dhe tani që Qeveria ka përfshirë të gjitha grup moshat e fëmijëve deri në moshën 16 vjeçare janë përfshirë të gjithë fëmijët, përjashtua prindërit të cilët nuk aplikojnë për ndonjë arsye të tyre”, tha ai.

Tutje, sipas Mujkut në mos ekzistimin e të dhënave për një numër të tillë më parë ka ndikuar mungesa e pagesës së shtesave të fëmijëve.

Mungesa e pagesës së shtesave të fëmijëve ka ndikuar që të mos kemi të dhëna për këtë grup të grave pa xhirollogari.”, përfundoi ai.

Ndryshe, aplikimi për Shtesa për Fëmijë bëhet nga nëna dhe se llogaria bankare do të jetë në emër të aplikueses, kurse aplikimi nga babai apo kujdestari ligjor i fëmijës bëhet vetëm në raste specifike.

Youtube

Arkiva

Kategoritë