Pre, Jan 28, 2022
Banner Top
Banner Top
Për dhjetë ditë mbi 100 të vdekur nga COVID-19

Pandemia koronavirus ka prekur Kosovën që nga muaji mars i këtij viti.

Në fillim kishte numër të pakët të rasteve me përfundim fatal, por këto shifra shënuan rritje në pjesën e dytë të këtij viti.

Vetëm në dhjetë ditët e fundit në nivel vendor janë regjistruar mbi 100 të vdekur nga COVID-19, prej tyre 11 sot, duke çuar totalin në 401.

Në Kosovë numri total i rasteve pozitive është 11.416 nga 43.984 persona të dyshimtë me SARS-CoV-2. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 7.191. Numri i rasteve ende aktive është 3.824.

Pandemia me koronavirus shpërtheu në fund të vitit të kaluar në Wuhan të Kinës, prej nga u përhap në të gjithë botën duke prekur miliona njerëz. Aktualisht, nuk ka ndonjë vaksinë për t’u mbrojtur nga virusi i shtatë i njohur për njerëzimin deri më tash./KP/

Arkiva

Kategoritë