Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Për 24 orë u dënuan 575 qytetarë për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë

Qytetarët të cilët nuk janë duke i respektuar masat e marra nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në vazhdimësi janë duke marrë gjoba nga Policia e Kosovës.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 575 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID-19.

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

Youtube

Arkiva

Kategoritë