Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Pensionohet radiologu, dr. Florim Mala

Pas 35 viteve shërbim dhe përkujdesje ndaj pacientëve, është pensionuar radiologu, dr. Florim Mala.

Lajmin për pensionimin e Malës e dha Spitali i Përgjithshëm i Pejës, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

Ndër të tjera, në këtë postim falënderohet Mala për kontributin e dhënë në të mirë të pacientëve.

“Pas 35 viteve shërbimi e përkujdesje ndaj pacientëve si mjek specialist radiolog, u pensionua Dr.Florim Mala.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë do të jetë gjithmonë falënderues për kontributin kolosal që ai ka dhënë. Dr. Florim Malës i urojmë shëndet e lumturi për të dhe familjen edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë