Dje është pensionuar teknikja detare e QKMF-së së Ferizajt, Habibe Sojeva.
Me këtë rast, drejtoresha e QKMF-së, dr. Nadire Ymeri, së bashku me zëvendësdrejtorin, dr. Afrim Abazi, menaxhmentin dhe kolegët nga Sektori i Stomatologjisë, e nderuan zonjën Habibe me një mirënjohje.
Ata e falënderuan për kontributin e çmuar që ajo ka dhënë ndër vite dhe i uruan shëndet e një pensionim të rehatshëm.
Zonja Habibe, gjatë karrierës së saj të gjatë, është dalluar jo vetëm si një profesioniste e përkushtuar, por edhe për durimin, aftësinë për komunikim me pacientët, tolerancën dhe vullnetin e saj të mirë në ndërtimin e marrëdhënieve ndërnjerëzore.