Njëri nga mjekët më të njohur në mjeksinë nukleare, Dr. Idriz Gerqari është pensionuar dje.
Specialistja e Mjekësisë Nukleare në QKUK, Luljeta Abdullau përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka uruar Dr. Idriz Gerqari për daljen në pension.
“Sa kënaqësi është kur një i ri del në pension. I urova të bëhej gjysh dhe ta gëzonte shëndetin e tij”, thuhet në postim.
Në një ambient të rrethuar prej kolegëve , Dr.Gerqarit i është uruar shëndet dhe është falënderuar për punën e gjatë të tij.